Policia kap pas 10 vitesh arrati vrasësin e dyfishtë në Malësi të Madhe
Policia ka mundur të kapë pas rreth dhjetë vitesh arrati një të dënuar për vrasje të dyfishtë në Malësinë e Madhe. Në momentin e kapjes ai ka kundërshtuar policinë dhe për këtë ka mbetur i plagosur.
Ardian Narkaj, 52 vjeç, i dënuar me 21 vite burg për vrasje, u plagos mëngjesin e sotëm në një zonë të thellë të Malësisë së Madhe gjatë operacionit policor nga Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur (RENEA).
Policia njoftoi zyrtarisht në mesditë se e kishte pikasur Narkajn në një stan në zonën malore të fshatit Bratosh dhe pas thirrjeve për t’u dorëzuar ai ka kundërshtuar grupin e RENEA-s duke u përpjekur të largohet.
Në njoftim policia tha se RENEA ka vënë re që Nerkaj ishte i armatosur dhe pas thirrjeve të tjera për të ndaluar ai është qëlluar. 52-vjeçari është dërguar në Spitalin Universitar të Traumave në Tiranë dhe autoritet thonë se ai është në gjendje të stabilizuar.
Narkaj është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Tonin Ulajt dhe Gjergj Shotës në vitin 2008 në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe. Ai ishte ndër më të kërkuarit e policisë.
Në vitin 2011 52 vjeçari qe shpallur i pafajshëm për vrasjen e Ulajt, ndërsa për Shotajn qe dënuar “për vrasje në kapërcim të vetëmbrojtjes”.
Mirëpo në vitin 2015 Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për rigjykim dhe një vit më vonë Gjykata e Apelit Shkodër e dënoi atë me 21 vite burg për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta