Policia kufitare e Rinasit i sekuestron 20 mijë paundë të padeklaruara një 43-vjeçari

15 Shtator 2020 | 10:03

Policia kufitare e aeroportit të Rinasit ndaloi mbi 20 mijë paundë të padeklaruara nga një 43-vjeçar me inicialet B.M rezident në Elbasan. Paratë (20,240 paundë) atij iu gjetën në çantën e shpinës.

Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kalimin e pikave kufitare të Shqipërisë dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vite.

Udhëtarët duhet të deklarojnë detyrimisht të hollat dhe sendet me vlerë duke filluar nga shuma 10 mijë euro e sipër.

Në varësi të precedencës, udhëtarët që shkelin këtë rregull gjobiten me 10% të vlerës së shumës së padeklaruar të 10,000-20,000 euro; 20% të shumës nga 20,000-50,000 euro e kështu me radhë.

Sezoni turistik rrit fluksin e hyrje-daljeve në pikat e kufirit, dhe kjo shfrytëzohet shpesh për kalimin edhe të parave në mënyrë të jashtëligjshme duke shmangur deklarimin paraprak të të ardhurave.

Autoritetet dyshojnë se kjo mënyrë përdoret shpesh edhe nga grupet kriminale për të lëvizur shuma të vogla parash.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026