Policia kufitare i sekuestron 68 mijë paundë të padeklaruara një 63-vjeçari nga Tunizia
Policia kufitare e aeroportit të Rinasit i ndaloi 67850 paundë një tuniziani rezident në Angli.
Në njoftimin për mediat, policia tha se J.D, 63-vjeç, iu gjet në çantën e shpinës para të padeklaruara, të cilat iu sekuestruan dhe ndaj tij nisën procedurat për “mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.
Në Shqipëri udhëtarët duhet të deklarojnë detyrimisht në pikat kufitare të hollat dhe sendet me vlerë duke filluar nga shuma 10 mijë euro e sipër. Mosdeklarimi dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vite.
Në varësi të precedencës, apo dhe rastit, udhëtarët që shkelin këtë rregull gjobiten me 10% të vlerës së shumës së padeklaruar të 10,000-20,000 euro; 20% të shumës nga 20,000-50,000 euro e kështu me radhë.
Autoritetet dyshojnë se transporti fizik i parave në kartëmonedha përdoret shpesh edhe nga grupet kriminale për të lëvizur shumat e parave nga një vend në tjetrin.
Zakonisht shfrytëzohet fluksi i hyrje-daljeve turistike në pikat e kufirit, ndërsa vlen të thuhet se ky është ndër të paktat raste të raportuara ku personi i ndaluar është i huaj.
Lexoni gjithashtu:
Policia kufitare e Rinasit i sekuestron 20 mijë paundë të padeklaruara një 43-vjeçari
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta