Policia me ”çimka”, deputetët i japin ‘OK’ uniformave blu për të kryer përgjime

6 Tetor 2020 | 17:54

Policia e Shtetit do të ketë të drejtën të kryeje përgjime. Është ky vendimi i marrë sot nga deputetët e Komisionit të Ligjeve, të cilët miratuan nen për nen dhe në tërësi ligjin për Policinë e Shtetit, i cili ka mbi 8 muaj në sirtarët e Kuvendit.

Më 6 shkurt u depozitua drafti për marrjen e të drejtës së përgjimit nën argumentin për të luftuar krimin e organizuar dhe bandat kriminale.

Drafti në fjalë ka ndryshuar nga ai fillestar. Ndryshimi i parë është heqja e termit përgjim dhe zëvendësimin e tij me mbikëqyrje por që në thelb nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Sipas variantit përfundimtar, policia do të ketë të drejtë të përdorë tri lloje përgjimesh;

  • Përgjime ambientale për personat e dyshuar në ambiente publike apo të hapura për publikun
  • Përgjime me pamje të personave të dyshuar në vende publike apo të hapur për publikun
  • Si edhe gjurmim të vendndodhjes nëpërmjet pajisjeve teknologjike.

Kjo e fundit është parashikuar të kryhet kryesisht nëpërmjet gjurmimit të sinjalit të telefonit për personat e dyshuar. Në draftin fillestar të projektligjit ishte parashikuar që këto përgjime të kryhen me autorizim të drejtorit të policisë, qoftë nga njësitë vendore apo edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Ndërsa me projektligjin e miratuar në komision, është vendosur  që kushtet dhe rregullat e përdorimit si edhe të afateve të marrjeve të masave, do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK.

Drafti në fjalë, më herët, kur u propozua nga Ministria e Brendshme krijoi një debat publik mbi kompetencat që merrte policia, madje edhe Prokuroria e Përgjithshme, në opinionet e dërguara në Kuvend , u shprehte kundër saj. Tashmë drafti ka marrë dritën jeshile në Komisionin e Ligjeve, dhe do të kalojë edhe në komisionin parlamentar të sigurisë e më pas në seancë plenare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026