Policia në duart e ministrit të Brendshëm, Sadedin Fishta: Lëvizje politike, jemi në vit zgjedhjesh

14 Tetor 2020 | 05:48

Pak ditë më parë, Komisioni i Ligjeve kaloi nen për nen projektligjin e Policisë së Shtetit. Krahas përgjimeve, një prej ndryshimeve të propozuara është dhe ai i ndryshimit të strukturës së këtij institucioni.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se ndarja e strukturave në dy duar, mes ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë çon në mos funksionim dhe koordinim të mirë mes palëve.

Ai propozoi që gjithë struktura të kalojë në duart e vetë ministrit, duke i hequr kompetencat Drejtorit të Përgjithshëm. Krahas kësaj, është propozuar heqja e kufizimit kohor 2-vjeçar për rikthimin në komisariate të ish-policëve. Këto ndryshime pritet të votohen në parlament.

Kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, tha për Euronews Albania se propozimi i ministrit vjen në një moment kur fillon fushatat dhe është një lëvizje politike që përqendron kompetencat në duart e ministrit të Brendshëm, duke e zhveshur drejtorin e policisë edhe nga ato kompetenca që kishte.

“Ministri i Brendshëm është një funksion politik. Ministri, edhe atë kompetencë që drejtori kishte në lidhje me miratimin e strukturave për nivelin e drejtorive vendore.  Nuk besoj se ka pasur përplasje mes strukturave të ministrit dhe drejtorit të policisë.

Por mendoj se ministri ka menduar ta ketë më shumë nën kontroll policinë  e shtetit duke qenë se jemi në vit elektoral. Drejtorit i mbetet vetëm propozimi për këto struktura, çka do të zgjasë më shumë si procedurë”, tha z. Fishta.

Një barrë tjetër që i vendoset policisë e konsideroi z. Fishta detyrën e re që i është lënë policisë së shtetit për të monitoruar vendosjen e maskave në ambiente të jashtme, teksa shtoi se vendimi i qeverisë duhet të ratifikohet duke u miratuar në Kuvend.

“Vetëm në këtë mënyrë do të ketë zbatueshmëri dhe nuk do të jetë si gjobat e para që fali kryeministri”, tha kreu i Sindikatës së Policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026