Policia në Durrës arreston 18-vjeçarin, sekuestron një kallashnikov
13 Tetor 2021 |
12:15
Policia e Durrësit ka arrestuar Robert Cahanin paraditen e së mërkurës. 18-vjeçarit iu sekuestrua një kallashnikov dhe municion luftarak.
Operacioni i koduar “Blic” u finalizua pas informacioneve të marra se Cahani lëvizte me armë zjarri me vete.
Policia njoftoi se menjëherë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kockave”, kanë kapur dhe arrestuar 18-vjeçarin, banues në Shakllnur, Durrës të cilit iu gjet një pistoletë sportive.
Një ditë më parë në po të njëjtin qytet u arrestua një person, i cili dyshohet se merrej me shitje minash me telekomandë. Sipas informacioneve nga Policia e Durrësit të dy minat ishin të montuara dhe gati për t’u shpërthyer përmes telekomandimit nga distanca.
LEXONI GJITHASHTU:
- Policia sekuestron armë dhe municione në Tiranë e Durrës, 3 të arrestuar
- Operacion blic nga policia në Durrës, sekuestrohen sasi municionesh
- Policia e Durrësit arreston 4 persona me 21 kg kanabis
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta