Arrestohen 6 persona për kanabis, armëmbajtje pa leje në Durrës
Gjashtë persona janë arrestuar për trafikim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje, njoftoi të premten policia në Durrës. Nga kontrollet janë kapur gjithashtu edhe dy qytetarë të shpallur në kërkim.
Një banor i Fushë-Krujës është arrestuar në banesën e tij ku iu gjetën të kultivuara disa rrënjë kanabis, 2 pushkë dhe municion luftarak. Bashkë me të u arrestua për mos kallëzim krimi dhe shoku që gjendej në banesë me të, një qytetar i Durrësit.
Dy qytetarë janë arrestuar nga policia e Durrësit për kultivim të lëndëve narkotike dhe shitje të tyre. Nga operacioni u sekuestrua 1.3 kilogramë kanabis sativa.
Nga kontrollet u bë i mundur edhe arrestimi i dy personave të shpallur në kërkim, njëri për vjedhje dhe tjetri për prodhim dhe shitje drogash.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta