Policia në zgjedhje, rreth 8 mijë efektivë të ngarkuar me detyra zgjedhore
Rreth 8000 efektivë të policisë së shtetit do të jenë të angazhuar me detyra zgjedhore më 25 prill. Secili prej tyre do të jetë i pajisur me librin e kujtesës të botuar nga OSBE/ODIHR, e cila përcakton në mënyrë te detajuar të gjithë veprimtarinë e uniformave blu nga garantimi i rendit dhe sigurisë për të gjitha forcat politike e deri tek transporti i materialeve zgjedhore.
Kur na ndajnë vetëm 9 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, rreth 8000 punonjës policie do të jenë të angazhuar me detyra zgjedhore në këtë proces.
“Çdo efektiv që do të jetë pranë qendrave të votimit më 25 prill do të ketë në dorë Librin e Kujtesës i cili ka të përcaktuar në mënyre eksplicite detyrat e punonjësve të policisë bazuar mbi kodin zgjedhor”.
Ky libër i botuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSBE/ODIHR ka të përcaktuar detyrën e çdo efektivi, që nga ruajta e perimetrit të sigurisë 150 metra larg qendrës së votimit e deri tek transporti e ruajtja e kutive në qendrat e numërimit.
Për të disponuar të gjithë informacionin e nevojshëm dhe përmbushur me përpikëri të gjitha detyra e ngarkuara punonjësit e policisë iu nënshtruan dhe një trajnimi disa mujor nga përfaqësues ndërkombëtarë ekspert në monitorimin e proceseve zgjedhore.
Sakaq uniformat blu kanë hartuar edhe një plan masash specifik për të ndërhyrë në çdo situatë e cila mund të cenojë procesin zgjedhor, por vetëm në rastet kur kërkohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo Qendrat e Votimit.
Nga ana tjetër sa i takon rendit dhe sigurisë përtej kuadrit zgjedhor, policia shtetit do jetë ne koordinim me Gardën e Republikës apo Ministrinë e Mbrojtjes për ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë si dhe për të shmangur çdo parregullsi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta