Policia nis aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike, biznesi i madh në lupë

13 Tetor 2021 | 16:00

Brenda pak ditësh policia e shtetit do të nisë aksion në të gjithë vendin për vjedhjen e energjisë elektrike.

Në një mbledhje të thirrur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku me drejtuesit më të lartë të uniformave blu, është kërkuar që vjedhja e energjisë të jetë në fokusin e policisë së shtetit.

Kjo kërkesë e dy ministrave vjen pasi kryeministri Rama njoftoi krizën energjetike.

Euronews Albania mësoi nga burime se prioritet do jenë kontrollet në bizneset e mëdha, të cilat do duhet të monitorohen në bashkëpunim me OSSHE.

Referuar raportit të Entit Rregullator të Energjisë, në vitin 2020 niveli i humbjes së energjisë elektrike përllogaritej 1.4 milionë megavat, nga të cilat rreth 60% vinte nga vjedhja e energjisë.

Nëse kjo energji do të shitej me çmimin mesatar të vjetshëm të bursës hungareze, ajo do të kushtonte 32,3 milionë euro.

Në vitin 2014 vjedhja e energjisë elektrike ishte një nga prioritetet kryesore të qeverië.

Në atë kohë bashkëpunimi mes uniformave blu dhe OSSHE çoi në arrestimin e qindra individëve të cilët u kapën duke vjedhur energji.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026