Policia nuk gjen ish-kryeprokurorin Llalla, SPAK nis procedurat për kërkim ndërkombëtar
Policia e Shtetit nuk ka arritur ta arrestojë ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, sipas burimeve të Euronews Albania pranë Policisë së Tiranës, e cila i ka dërguar SPAK një relacion për këtë çështje.
Ndërkohë, SPAK shprehet zyrtarisht se do të ndjekë rrugën që parashikon ligji dhe se ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-kryeprokurorit përmes një kërkese tek Interpol Tirana.
Sipas verifikimeve të policisë, ish-kryeprokurori është larguar nga Shqipëria rreth dy javë para se të jepej vendimi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Lalla është dënuar me 2 vite burg për mos deklarim dhe fshehje pasurie.
Vendimi është i formës së prerë, që do të thotë se ai duhet të nisë vuajtjen e dënimit, pavarësisht se avokati i Llallës ka deklaruar se do ta apelojë dënimin.
Ditën e shpalljes së vendimit, policia kontrolloi banesën e Adriatik Llallës, por nuk e gjeti ish-zyrtarin e lartë në shtëpi.
Llalla u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ish-kryeprokurori akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth $7400 shpenzuar për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë të banesës si dhe shpenzimet për shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.
Gjykata vendosi t’i konfiskonte pasurinë, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë metër katror tokë arë në periferi të Tiranës. Si dënim plotësues Llalla nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite.
LEXONI GJITHASHTU:
2 vite burg ish-kryeprokurorit Llalla, mbetet në fuqi vendimi
Rënia e një kryeprokurori: Kush është Adriatik Llalla, nga akuzues në i akuzuar
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vështirë të marrë azil politik, thotë juristi
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta