Eksperti i kriminalistikës: Policia asnjë kontroll mbi territorin, lëvizjet e shpeshta e dëmtojnë

25 Tetor 2021 | 12:49

Eksperti i kriminalistikës, Arben Hajdarmataj tha në Euronews Albania se mungesa e kontrollit të policisë mbi territorin, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, është arsyeja kryesore e gjendjes së sigurisë në vend.

Në këtë pikë, edhe ndryshimi i shpeshtë i drejtuesve të policisë në qarqe apo edhe në nivele më të ulëta, sipas ekspertit, dëmton punën e policisë pasi çon në shkëputjen e lidhjes së policisë me informacionin në terrenin që mbulon.

Teksa iu referua ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fier, ku një person u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz, z. Hajdarmataj tha se policia duhej minimalisht të kishte evidenca dhe ta mbante në mbikëqyrje këtë person i cili rezulton me konflite të mëparshme.

“Ndryshimet në polici japin efekte pozitive vetëm kur bëhen sipas dinamikës; në një qark apo në një zonë të caktuar sipas performancës. Por, kur ndryshimet bëhen me fushata dhe të sforcuara nga politika kanë efektin e kundërt. Nuk ke pse lëviz një drejtor që ka performancë të mirë vetëm pse ndryshoi kreu i policisë së shtetit. Kjo ka kosto për shkëputjen e lidhjes së policisë me informatorët në terren”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026