Policia nxjerr me forcë nga banesat banorët e 5 Majit

9 Shkurt 2022 | 08:18

Policia ka nxjerrë me forcë disa banorë të zonës së 5 Majit në Tiranë, që u ngujuan brenda banesës së tyre.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shfaqen momentet kur banorët përplasen me forcat e policisë dhe më pas nxirren jashtë shtëpisë.

Ndërkohë në disa banesa të tjera që pritet të shemben, banorët qëndrojnë mbi çati ose mbi muret rrethuese.

Në këtë zonë pritet të shemben 10 banesa të tjera, ndërsa në total do të shemben 400 të tilla në sajë të procesit të rindërtimit.

Banorët kundështojnë shembjen e tyre dhe shprehen se nuk kanë firmosuar asnjë kontratë me Bashkinë Tiranë për përfitimin e pagesës me qira apo një banesë të re.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026