Policia procedon katër të dyshuara për prostitucion

3 Dhjetor 2020 | 08:48

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.

Menaxheri i një qendre masazhi Kliton Shuli, 28 vjeç, banues në Tiranë, është vënën në pranga dhe pronari i saj Ernest Shkreli, 23 vjeç, është shpallur në kërkim.

Ndërkohë Policia ka bërë me dije se janë 4 qytetare të cilat po procedohen penalisht.

Pronari së bashku me menaxherin e qendrës së masazhit bashkëpunonin për të rekrutuar femra nëpër rrjete sociale me pretendimin për t’ punësuar si masazhatore.

Burimet policore bëjnë me dije se vajzat detyroheshin që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

“Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime,” – thuhet në deklaratën e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026