Policia sekuestron 150 mijë € pasuri

16 Tetor 2021 | 12:38

Policia ka sekuestruar pasurinë e dy vëllezërve, Arjel dhe Oltjon Legisi, shifra e të cilës arrin deri në 150 mijë €.

Dy vëllezërit kanë pasur precedentë të mëparshëm penal në trafikim personash të rritur dhe prostitucion.

Arjel Legisi, 30 vjeç është arrestuar në Spanjë në vitin 2018 ndërsa Oltjon Legisi, 30 vjeç është nën hetim nga autoritetet spanjolle.

Sekuestrimi i pasurive të vëllezërve dhe familjarëve të tyre është bërë në kuadër të gjurmimit të pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Policia njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026