Policia shpërndan me gaz lotsjellës banorët tek 5 maji

22 Shkurt 2022 | 08:29

Vijojnë tensionet në zonën e 5 majit në Tiranë. Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të banorëve për t’i shpërndarë ata.

Një prej banorëve humbi ndjenjat për shkak të gazit dhe shumë të tjera nuk u ndjenë mirë.

Në shenjë proteste banorët kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë, ndërkohë që fadromat po shembin banesat e tyre.

Në këtë zonë pritet të shemben 400 banesa, si pjesë e një projekti rindërtimi.

Shumica e banorëve nuk janë dakord me kontratat e dhëna nga bashkia. Ata e quajnë këtë proces një vjedhje të pronës private.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026