Policia shpëton 2 turistët e dëmtuar te ‘Syri i Ciklopit’

18 Qershor 2022 | 21:36

Policia u ka ardhur në ndihmë 2 turistëve që u dëmtuan gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”.

Ereth orës 16:30, duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 turisteve të dëmtuar.

Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026