Policia shton kontrollet në bregdet, arrestohen 2 administratorë lokalesh për zaptim të plazheve publike
Dy administratorë lokalesh në Durrës janë vënë në pranga pasi kundërshtuan policinë gjatë një aksioni për lirimin e plazheve publike.
Policia bën me dije se, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlogët e vendosura pa leje dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
“Gjatë veprimeve të kryera nga punonjësit e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç, banues në Shijak, Durrës (administratorë të një subjekti), pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. M., 32 vjeç, pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Gjithashtu, nga ana e policisë bashkiake për të dy subjektet u vendos masë administrative.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta