Politika kujton minatorët vetëm kur vdesin, statusi premtim i harruar
Kuvendi mbajti sot një minutë heshtje për nder të minatorit Muharrem Plaku që humbi jetën pak ditë më parë në Bulqizë. Por ky nderim tregoi dhe njëherë se politika shqiptare i kujton minatorët vetëm në raste vdekjesh, pasi që nga viti 2019 kërkesat e tyre mbeten sirtarëve të kryesisë.
Në vitin 2020 Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës dorëzoi në Kuvend një peticion prej më shumë se 10 mijë firmash që kërkonte miratimin e një statusi të veçantë për punonjësit e nëntokës.
Në fakt miratimi i një statusi të tillë ka qenë premtim i kahershëm i politikanëve shqiptarë.
Qeveria aktuale, kur ishte në opozitë premtonte ta miratonte menjëherë sapo t’i jepej besimi për të drejtuar vendin.
Por e njëjta qeveri rrëzoi një nga të vetmet propozime të bëra konkretisht për statusin e minatorit, projekt-ligjin e deputetit të LSI-së Përparim Spahiu në vitin 2017.
Në vitin 2019 u miratua një ligj që merrte përsipër vetëm trajtime financiare, por që edhe ky ligj kërkonte që minatorët të kishin një përvojë pune prej mbi 12 vitesh për të përfituar prej tij.
Aktualisht familja e një minatori që ka humbur jetën në galeri pa mbushur 11 vite e gjysmë sigurime në punë, nuk merr asnjë mbështetje financiare, apo dhe dëmshpërblim.
Minatorët nuk përfitojnë rimbursime të plota të barnave, apo kujdes të veçantë shëndetësorë, teksa shumica prej tyre, marrin një pension të pamjaftueshëm.
Teksa politikanët në Kuvend mbajnë ende në sirtarë kërkesat e minatorëve, prej vitit 2019, në galeritë e Bulqizës kanë ndodhur 58 aksidente, prej së cilave 15 janë mbyllur me pasojë në jetë njerëzish.
Kërkesat e minatorëve:
- Ata kërkojnë dëmshpërblimit të familjarëve me 6 milionë lekë në rast aksidentesh me pasojë vdekjen në vendim e punës.
- Pension të barabartë me 100% të pagës dhe bursa studimi universitare për fëmijët për familjarët e viktimave apo të aksidentuarve që nuk mund të rikthehen në punë.
- Paga jo më e ulët se 235% e pagës minimale zyrtare (70,500 lekë nga 30,000 që është paga minimale aktualisht).
- Pensionet të bëhen 35 mijë lekë.
- Mosha e daljes në pension të jetë 53 vjeç për ata që punojnë 11 vite apo më shumë nën tokë dhe 55 vjeç për ata që kanë 10 vite punë.
- Kujdes shëndetësor të veçantë dhe 100% rimbursim të barnave.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta