“Politika mundi ekonominë”, Safet Gërxhaliu: Ndihma e qeverisë jo e efektshme
Pandemia e Covid-19 si kudo tjetër edhe në Kosovë ka shkaktuar pasoja të forta ekonomike dhe sociale. I pyetur nga Euronews Albania, eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu u shpreh se gjatë këtij viti, megjithëse në pandemi, ka dominuar axhenda politike në vend të asaj ekonomike.
“Kosova kohën e fundit ka gjeneruar më tepër agjendë politike se sa agjendë ekonomike. Në rend të dytë, ku dominon agjenda politike në këto kohë pandemie e pëson populli, e pëson ekonomia”, tha ai.
Për Gërxhaliun, sektorët më të prekur kanë qenë gastronomët dhe shërbimet, ndërkohë që paketat ndihmëse i vlerësoi si jo të efektshme mbi krizën.
“Ka pësuar më tepër qytetari dhe sektori privat. Nuk e kanë guximin të veçojnë ndonjë sektor, që ka pësuar më shumë apo dhe më pak e kanë pësuar nga pandemia, por besoj se gastronomia, shërbimet, ndërtimtaria, kanë qenë ato që kanë qenë më të goditura, por kësaj i shtohen fakti tjetër se në Kosovë ka pasur ndihmë të vogël nga institucionet për të minimizuar pasojat e Covid-it. Kosova do të ballafaqohet nga një pandemi ekonomike, dhe me një pandemi sociale në të ardhme”, shtoi Gërxhaliu.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta