“Politika tatimore si në BE”, BSH dhe qeveria rishikojnë programet
Një dekadë më parë, vendi ynë mori statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në këtë 10-vjecar, ekonomia është luhatur për shkak të krizave të brendshme ose të jashtme të cilat në vitin 2024 reflektojnë rritje të qëndrueshme.
“Pavarësisht sfidave jo të pakta të kësaj periudhe, vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend është rritur nga 10 në 24 miliardë euro, niveli i papunësisë është reduktuar nga 17.5% në 10.7%, dhe të ardhurat mesatare vjetore për frymë janë rritur nga 3500 në 9200 euro. Inflacioni ka shënuar një nivel mesatar prej 2.5% gjatë kësaj periudhe, deficiti i llogarisë korrente është ulur nga thuajse 11% në 2% të PBB-së ose mbi 5 herë, borxhi i huaj është reduktuar nga 70% në 44% të PBB-së, ndërsa borxhi publik ka zbritur nga 72% në 56% të PBB-së”, tha Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Në konferencën me temë, “Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt Bashkimit Europian”, edhe ministri i Financave, Petrit Malaj u ndal tek masat fiskale që do të merren për vitet në vazhdim.
“Brenda këtij parashikojmë që të miratojmë strategjinë afatmesme të të ardhurave, për periudhën 2024-27, të cilat kanë si synimin rishikimin e politikave fiskale dhe konvergimin e tyre me politikat e Bashkimit Europian, si dhe përafrimin e legjislacionit për sa i përket politikave të fiskut. Rruga drejt integrimit europian kërkon që politikat fiskale dhe monetare të jenë të harmonizuara”, u shpreh ministri.
Në konferencë, ekspertët e Bankës, Shoqatës së Bankave dhe ata të qeverisë trajtuan qasjet që kas Shqipëria në politikat monetare dhe mundësitë për dixhitalizimin e pagesave në sistemin bankar, të ngjashme me ato në Bashkimin Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta