Politika uron Pashkët ortodokse, Meta, Rama, Ruçi dhe Basha mesazhe në rrjetet sociale

2 Maj 2021 | 18:30

Urimet për Pashkën ortodokse politikanët shqiptarë i kanë përcjellë të gjithë nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Drita e kësaj Dite të Shenjtë të ngrohë zemrat dhe të ndriçojë gjithmonë familjet tuaja me shpresë, mbarësi dhe gëzim!” – uroi presidenti Meta në Facebook nëpërmjet një fotoje të tij dhe bashkëshortes, Monika Kryemadhi.

I sapo futur në rrjetet sociale, në Facebook, nuk mungoi as mesazhi i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci.

“Ata që pushtohen nga urrejtja e mëritë duhet dhe do të çlirohen prej tyre, ata që humbasin fuqinë dhe besimin, një ditë do t’i rifitojnë ato,” – shkroi ai.

“Gëzuar Pashkët ortodokse,” – ishte urimi i shkurtër i kryeministrit Rama, ndërsa lideri i opozitës Lulzim Basha në mesazhin e tij flet për luftën ndaj padrejtësisë.

“Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi,” – shkroi kryedemokrati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026