“Politikanët të mos bëjnë supozime”, thirrja e ambasadores Kim pas mbylljes së votimit
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në Twitter diplomatja amerikane shprehet se tashmë që qytetarët shqiptarë shprehën vullnetin e tyre me votë, u takon autoriteteve të zbatimit të ligjit që të sigurojnë integritetin e votës.
Ambadorja e SHBA i bën thirrje liderëve të partive të mos supozojnë rezultate, por të të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi.
“Votuesit në në Shqipëri moën pjesë në numër të lartë për të shprehur vullnetin e tyre. Autoritetet zgjedhore dhe ato të zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur të mbarojë numërimi”, shkroi ambasadorja në Twitter.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet