Politikani shqiptar në Mal të Zi tregon shkakun, që çoi në dëbimin e ambasadorit serb
Me akuzën për ndërhyrje në punët e brendshme, qeveria në ikje e Malit të Zi ka dëbuar nga vendi ambasadorin serb. E irrituar, Serbia ka reaguar me masë reciproke, duke i dhënë 72 orë kohë për t’u larguar ambasadorit malazez në Beograd.
Këto janë episode, të cilat reflektojnë marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve të Ballkanit. Politikani shqiptar në Mal të Zi, Mehmet Zenka, duke folur në Euronews Albania theksoi se Podgorica zyrtare ka qenë e detyruar të ndërmarrë një akt të tillë pasi ambasadori serb ka vepruar jashtë kompetencave diplomatike.
“Kjo është një masë, e cila i është imponuar Malit të ZI pasi ambasadori serb, i cili ishte në detyrë në Podgoricë, i ka kryer të gjitha rolet, por vetëm rolin e ambasadorit nuk e ka patur. Është përfshirë në disa çështje të brendshme të Malit të Zi sa i takon zhgënjeve të fundit. Mali i Zi ka qenë i detyruar të marrë një masë të tillë”, tha ai.
Ai tha se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të acaruara dhe kjo e ka burimin tek ndërhyrjet serbe në procesin zgjedhor. Politikani shqiptar u shpreh gjithashtu se Serbia ka ndërhyrë në punët e brendshme të Malit të Zi, dhe këtë e ka bërë përmes kishës ortodokse në Podgoricë.
“Raportet nuk janë në nivel të kënaqshëm, por mund të them se janë goxha të acaruara se shteti i Serbisë me të vërtetë në këto zgjedhjet e fundit, përmes kishës ortodokse ka pasur influencë në të gjitha rrjedhojat parazgjedhore, dhe pos zgjedhore dhe duke u përzier në mënyrë direkte në punët e brendshme. Politika malazeze ka qenë e detyruar për një hap të tillë. Mbase janë disa masa të vonuara sa i përket politikës së Malit të Zi”, theksoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Shtohen tensionet mes Serbisë dhe Malit të Zi, dy shtetet dëbojnë ambasadorët
Mali i Zi nesër në zgjedhje, partia pro-perëndimore e Gjukanoviç përballë forcave pro-serbe
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta