Politikë edhe në futboll, Kosova, një fjalë e ndaluar në transmetimin e ndeshjes me Spanjën
Sipas mediave spanjolle, Televizioni Publik i Spanjës, do ta ndërpresë transmetimin në çastin kur himni shtetëror i Kosovës të këndohet në Sevilja para takimit të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës mes Spanjës dhe Kosovës.
Sonte në orën 20:45 përfaqësuesja e Spanjës do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”. Kjo përballje do të transmetohet direkt në kanalin “La 1” të televizionit publik të Spanjës.
Ishte e përditshmja spanjolle “Marca” që ka raportuar se gjatë transmetimit të ndeshjes, komentatorët e kanë të ndaluar ta përdorin emrin Kosova për shkak se shteti i Spanjës nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Gazeta sportive ka shkruar se televizioni publik i Spanjës gjithashtu është dashur të bëjë disa modifikime në mënyrë që gjatë ndeshjes t’i referohet emrit të Kosovës si “Federata e Futbollit të Kosovës”.
Bazuar në këtë, ka informacione se ky televizion nuk do të transmetojë as momentin kur do të hapet flamuri i Kosovës dhe të këndohet himni para ndeshjes që do të luhet në Sevilja.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta