Polonia arreston 12 të dyshuar për sabotazh, paralajmëron akte armiqësore nga Rusia

21 Maj 2024 | 19:26

Kryeministri polak, Donald Tusk, tha të martën se tre persona u arrestuan së fundmi nën dyshimin për lidhje me sabotazhin e sponsorizuar nga jashtë, duke shtuar se nëntë persona të tjerë tashmë janë të arrestuar.

Tusk ka folur në një konferencë javore për media se çfarë hapash po ndërmerrte qeveria e tij për të mbrojtur Poloninë kundër aktivitetit armiqësor, duke përfshirë incidente të dyshuara në lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse.

“Tre persona të tjerë u arrestuan” të hënën mbrëma, tha Tusk, ndërsa vlerësoi efikasitetin e shërbimeve të sigurisë kombëtare të Polonisë. Kjo e çon numrin e të arrestuarve në 12.

Të hënën, Tusk tha se nëntë persona janë burgosur me akuzat se janë përfshirë drejtpërdrejt në akte sabotazhi në Poloni, me porosi nga shërbimet ruse të inteligjencës dhe i përshkroi ata si “njerëz të punësuar, ndonjëherë nga bota kriminale, dhe shtetas të Ukrainës, Bjellorusisë dhe Polonisë”.

Ai i përshkroi këto akte si “rrahje, zjarrvënie dhe tentativë për zjarrvënie”.

Ai tha se edhe vendet e tjera në rajon, veçanërisht Lituania dhe Letonia, kërcënohen nga sabotazhi dhe provokimi.

Të dy vendet, së bashku me Estoninë, u takojnë vendeve baltike, një rajon që është fqinj me Rusinë. Tre shtetet baltike dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik, ndërsa Polonia ishte një shtet i varur nga BRSS-ha para viteve 1990. Moska ende e konsideron këtë zonë si brenda sferës së saj të interesave.

Megjithatë, Polonia dhe vendet baltike mbështesin të gjitha Ukrainën në përpjekjet e saj për të zmbrapsur pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë.

Arrestimet u bënë javën e kaluar në Lituani pas një zjarri në një magazinë të IKEA-s në Vilnius, që besohet të jetë zjarrvënie. Tusk ka thënë se të dyshuarit mund të lidhen edhe me sabotim në Poloni, ndërsa një tentativë për zjarrvënie në një fabrikë në fillim të këtij viti në Wroclaw, në jugperëndim, ishte “pa dyshim” kryerja e shërbimeve sekrete ruse. Kjo lidhje po hetohej gjithashtu edhe në lidhje me një zjarr të fundit në një qendër tregtare të madhe në Varshavë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026