Polonia i kërkon Gjermanisë 1,3 trilionë euro dëmshpërblim për dëmet e luftës
Qeveria e Polonisë tha se do t’i kërkonte Gjermanisë një dëmshpërblim prej 1,3 trilionë euro për shkak të humbjeve të Luftës së Dytë Botërore nën pushtimin nazist.
Shuma u njoftua në publikimin e një raporti mbi koston e viteve të pushtimit nazist gjerman. Rreth 30 historianë, ekonomistë dhe ekspertë të tjerë kanë punuar për dokumentin që nga viti 2017.
Qeveria e krahut të djathtë të vendit thotë se Polonia nuk është kompensuar nga Gjermania, ndërsa Berlini argumenton se kompensimi është paguar për kombet e Bllokut Lindor në vitet pas luftës.
Zëvendëskryeministri, Jaroslaw Kaczynski, që udhëheq tani partinë Ligji dhe Drejtësia (PiS), ka thënë më 1 shtator se pret proces “të gjatë dhe të vështirë” me Gjermaninë.
“Ne jo vetëm që kemi përgatitur raport, por ne edhe kemi marrë vendim, vendim për veprim të mëtejmë”, ka thënë Kaczynski.
LEXONI GJITHASHTU:
Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla