Polonia kërkon ndërhyrjen e diplomatit bjellorus pas ‘provokimit’ në kufi
Ministria e Jashtme e Polonisë tha se ka kërkuar ndërhyrjen e një diplomat bjellorus në kufirin e vendit.
Polonia thotë se “individë të paidentifikuar me uniformë dhe të armatosur” kaluan në territorin e saj mbrëmjen e së hënës.
Ministria e Jashtme e ka përshkruar incidentin si një “provokim” dhe tha se kishte thirrur të ngarkuarin me punë të Bjellorusisë, Alexander Chesnovsky.
Incidenti vjen pasi Polonia përballet me presion të konsiderueshëm të migracionit në kufirin e saj lindor me Bjellorusinë.
Stanislaw Zaryn, një zëdhënës i shërbimeve të sigurisë së Polonisë, tha se incidenti ishte “më i rrezikshmi dhe më i rëndi deri më tani”.
“Pas takimit me një patrullë polake, ata ringarkuan armët e tyre dhe më pas u nisën drejt Bjellorusisë,” – tha Zaryn.
“Incidenti ka ndodhur rreth 300 metra nga kufiri me Bjellorusinë,” – shtoi ai.
Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Piotr Wawrzyk, ka kërkuar një shpjegim dhe ka thënë se zyrtarët bjellorusë rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet.
“Veprimet e ndërmarra nga autoritetet bjelloruse në javët e fundit kanë shenjat gjithnjë e më të dukshme të një përshkallëzimi të qëllimshëm,” – tha ai në një deklaratë.
“Polonia i konsideron veprime të tilla të papranueshme dhe nuk do t’i tolerojë ato. Polonia është e vendosur të mbrojë kufijtë e saj dhe kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian,” – shtoi Wawrzyk.
Në muajt e fundit, mijëra emigrantë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Afrika kanë hyrë në Poloni dhe vende të tjera anëtare të BE-së, shumë prej të cilëve mbanin viza turistike bjelloruse.
Bashkimi Evropian ka akuzuar Minskun për inkurajimin e qëllimshëm të migracionit të paligjshëm në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve të BE-së, në një përpjekje për të destabilizuar bllokun.
Një numër imigrantësh dhe refugjatësh mbeten të bllokuar mes dy kufijve në kushtet gjithnjë e më të vështira të motit të vjeshtës.
Të paktën dhjetë persona kanë vdekur deri më tani në rajon, duke përfshirë një emigrant irakian i gjetur në anën polake të kufirit të premten.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush