Popullsia e imunizuar arsyeja pse Shqipëria është prekur më pak nga Delta, thotë eksperti

6 Shtator 2021 | 19:31

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, thotë se Shqipëria po kalon një situatë më pozitive të infektimeve nga varianti Delta krahasuar me vendet e rajonit, për shkak se shumica e popullsisë e ka kaluar më parë COVID-19.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dasho e konsideroi “problem kronik” mos-deklarimin e saktë të shifrave zyrtare të pandemisë në Shqipëri. Por ai këmbënguli se edhe nëse shifrat reale mund të jenë disa herë më të larta, sërish vendi ynë po kalon “situatë më pozitive” se vendet fqinje.

“Ky numër i madh rastesh apo vdekjesh [që raportohen aktualisht]… por edhe nëse është disa herë më shumë [në raport nga çfarë raportohet], është sërish më pak se vendet fqinje,” – tha Dasho, duke e arsyetuar këtë me imunitetin e fituar nga popullata në Shqipëri, kryesisht nga prekja më parë prej e COVID-19.

Dasho tha se “keqmenaxhimi” i pandemisë nga autoritetet bëri që njerëzit të prekeshin më shumë nga COVID-19.

“Më shumë se 2 milionë shqiptarë janë prekur nga COVID-19 dhe të gjitha vlerësimet tregojnë se rreth 15-16 mijë qytetarë kanë humbur jetën kjo është shifër tragjike,” – tha Dasho.

“S’mund të falënderojmë qeverinë që lejoi të qarkullojë virusin në gjendje të lirë, për situatën aktuale,” – vijoi më tej ai.

Eksperti i shëndetit publik u shpreh se masat që mori më parë Shqipëria si “ora policore” apo dhe “detyrimi për të mbajtur maska në mjedise publike” kishte “efekt zero”.

“Asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur një përafrim profesional [me vendet perëndimore] ndaj parandalimit dhe kontrollit të COVID-19,” – theksoi Dasho.

Sipas ekspertit hapi më i mirë që është bërë deri më tani, është kalimi i vaksinimit nga “vaksinat kineze” te “vaksinat Pfizer dhe Astrazeneca”. Dasho theksoi se kjo ofron më tepër garanci dhe bëri apel që qytetarët të vaksinohen sa më tepër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026