Porti i Durrësit nyje konkurruese për narkotrafikun ndërkombëtar, thotë eksperti

7 Shtator 2021 | 19:39

Grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar ndjeshëm duke e kthyer portin e Durrësit në një nyje konkurruese të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk ndërhyhet në kohë Shqipëria rrezikon të kthehet në një narko-shtet.

Autoritetet shqiptare kapën sot në port rreth 7.7 kg kokainë në kontejnerin e një tjetër porosie të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Në tre muajt e fundit kjo është hera e katërt që porositë e kësaj kompanie kanë kokainë në kontejnerë. Dy vite më parë asaj iu kapën edhe 137 kg të tjera.

Duke komentuar këtë rast, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha për Euronews Albania se situata është alarmante.

“Ajo që është alarm shumë i madh, është se porti i Durrësit është bërë nyje e trafikut ndërkombëtar të drogave të forta,” – tha Karamuça.

Karamuça e konsideroi paradoks faktin që kompania e importit të frutave vijon të faturojë aktivitet ekonomik pavarësisht asaj i janë kapur disa herë sasi droge në kontejnerë.

Ai tha se fuqizimi i grupeve kriminale ka rreth 20 vite që vijon duke përfituar kryesisht nga përgjumja e strukturave shtetërore. Për këtë eksperti kritikoi qasjen e autoriteteve shqiptare që, sipas tij, nuk vihen në pararojë edhe kur prokurorë të njohur të antimafies italiane paralajmërojnë forcim të mëtejshëm të grupeve kriminale.

Karamuça tha se bandat shqiptare janë forcuar dhe po konkurrojnë në tregun evropian për transportin, magazinimin dhe shpërndarjen me çmime disa herë më të lira.

“Malli që niset nga Bolivia, Kolumbia, Meksika e Peruja, niset me çmim 4-7 mijë dollarë [për kilogram] dhe mbërrin te grosistët 24 mijë dollarë, këta më pas e nxjerrin në treg 30-40 mijë dollarë,” – tha Karamuça duke theksuar fitimet e majme të grupeve kriminale.

Eksperti tha për Euronews Albania se aktualisht rreth 10-15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë vjen si rrjedhojë e narkotrafikut. Ai paralajmëroi se nëse kjo përqindje do të rritet dhe do të shkojë sa çereku i prodhimit të përgjithshëm, atëherë Shqipëria “do të jetë narko-republikë”.

“Ky do jetë rrezik jo vetëm për struktura të veçanta të korruptuara të policisë, por për gjithë shoqërinë tonë,” – theksoi Karamuça.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026