Porti turistik i Vlorës, shpallet fituesi i koncesionit me vlerë 22.8 mln euro

29 Mars 2021 | 22:22

Një bashkim i katër shoqërive, janë shpallur fituese të koncesionit për portin turistik të Vlorës. Konsorciumi i përzgjedhur fitues ka ofruar një investim prej 22.8 milionë eurosh për transformimin e asaj hapësire detare.

Qeveria ka shpallur fituesin e koncesionit PPP që do të ndërtojë dhe menaxhojë për 35 vite portin turistik të Vlorës. Sipas njoftimit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, fitues është shpallur është bashkimi i shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k, “Marina Projectsltd,  “Brunessh.p.k.  dhe “Ndregjonish.p.k, të cilat kanë ofruar një vlerë investimi 22.8 milionë euro pa TVSH.

Në garën e shpallur në janarin e këtij viti, morën pjesë gjithsej 3 kompani, ku dy prej tyre, Albavia dhe Gjikuria u skualifikuan për shkak të mungesës së dokumentacionit si dhe mosplotësimit të kritereve të kërkuara.

Sipas planit, ky port i ri do të përshtatet për akomodimin e varkave dhe jahteve dhe krijimin e një zone me shërbime tregtare e turistike.

Sakaq, ndërsa porti i mallrave do të zhvendoset në zonën e Triportit në Vlorë.

Marina turistike është pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë, e cila pritet të zërë një sipërfaqe të konsiderueshme të portit, bashkë me një park publik me shtrirje deri në zonën e Skelës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026