Portieri Etrit Berisha kërkon maksimumin nga shokët e skuadrës
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha u shfaq optimist në prag të sfidës kundër Polonisë.
Ai tha se ekipi ynë i ka të gjithë mundësitë për të frenuar një nga lojtarët më të rrezikshëm për portën tonë, siç është Lewandowskin.
“Përballë Lewandowskit? Polonia është ekip shumë i mirë, edhe pse ka disa lojtarë që nuk janë për shkak dëmtimesh. E rëndësishme është të bëjmë mirë si skuadër dhe nuk ka rëndësi kush luan. Kanë yje të nivelit të lartë si Leva, por jemi mësuar çdo javë të kemi përballë lojtarë të rëndësishëm, nesër duhet të luajmë si skuadër për të bërë mirë ndaj tyre”, tha portieri.
Ai kërkoi nga lojtarët të jenë kompakt dhe të zbatojnë më përpikëri detyrat e trajnerit Edoardo Reja.
“ Të jemi kompakt dhe të zbatojmë direktivat e trajnerit, kjo është mënyra më e mirë për të marrë rezultat”, shtoi ai.
Gardiani i portës së kombëtares beson se Shqipëria mund të arrijë të surprizojë skuadrën polake.
“Të kemi vetëbesim dhe më pas unë mendoj se mund ta surprizojmë Poloninë”, shtoi kapiteni i ekipit kombëtar”, shtoi ai.
Sot Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të kualifikueseve të “Kupës së Botës” ndaj Polonisë në Varshavë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta