Portierit të Brazilit i hiqen 2 kartonë të kuq nga VAR
Portieri i Liverpul, Alisson është bërë futbollisti i parë që i hiqen dy kartonë të kuq nga VAR.
Gjatë ndeshjes Ekuador-Brazil që përfundoi 1-1, ai u ndëshkua dy herë me të kuq, por pasi arbitri u konsultua me sistemin VAR, e anuloi vendimin.
29-vjeccari fillimisht mori të kuq në minutën e ’29, kur largoi një top jashtë zonë por pati kontakt me sulmuesin Enner Valencia.
Nga pamjet e përsëritura, arbitri ndryshoi mendim duke e ndëshkuar vetëm me karton të verdhë.
Pas kësaj, Alisson u ndëshkua me të kuq pas një faulli brenda zonës ku arbitri akordoi dhe penallti.
Sërish në ndihmë i erdhi VAR, duke bërë që vendimi të anulohet.
“Nëse nuk do të kishte VAR do të ishim ndëshkuar padrejtësisht”, tha Alisson pas ndeshjes.
“Mendoj se shokët e skuadrën më ndihmuan shumë pasi protestuan për vendimin e arbitrit”, ka shtuar ai.
Brazili ka siguruar kualifikimin për në botëror, ndërsa Ekuadori ndodhet aktualisht në vend të tretë pas Argjentinës dhe është shumë pranë kualifikimit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta