Portugali, Gjykata Kushtetuese bllokon ligjin e dekriminalizimit të eutanazisë

16 Mars 2021 | 15:30

Gjykata Kushtetuese e Portugalisë ka kthyer ligjin që dekriminalizon eutanazinë me argumentin se një pjesë e madhe e legjislacioneve janë të “pasakta”.

Ligji u miratua nga parlamenti portugez në janar të këtij viti.

Kjo lejon eutanazinë dhe vetëvrasjen e asistuar nga mjeku për pacientë më sëmundje terminale ose persona që kanë pësuar gjymtime të rënda.

Muajin e shkuar, presidenti Marcelo Rebelo de Sousa i kërkoi gjykatës të rishikonte ligjin përpara se të merrte miratimin e tij, duke u shprehur se legjislacioni mund të shkaktojë pasiguri ligjore.

Të hënën, shtatë gjykatës nga dymbëdhjetë që përmban trupa gjykuese ranë dakord se drafti kishte “mangësi” ndaj vendosën ta kthejnë atë.

Gjykata u shpreh se projektligji është i pasaktë pasi nuk identifikon rrethanat në të cilat mund të fillohen procedurat e vetëvrasjes së asistuar nga mjeku dhe nuk përkufizohej domethënia e frazës “person që po përjeton vuajtje ekstreme”.

Rregullat se kur mund të aprovohet eutanazia duhet të jenë “të qarta, të përpikta dhe të kontrollueshme”, shtoi trupa gjykuese.

Partia Socialiste, e cila ka mbështetur ligjin, tashmë ka mundësinë që të reduktojë ligjin përpara se drafti të kalohet sërish për votim në parlament.

Nëse ligji kalohet në parlament, Portugalia do të bëhet vendi i katërt në Europë që ligjëron eutanazinë, pas Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026