Portugalia heton keqpërdorimin e të dhënave personale të refugjatëve ukrainas
Policia portugeze kontrolluai një qendër për mbështetjen e refugjatëve ukrainas si pjesë e një hetimi mbi keqpërdorimin e dyshuar të të dhënave përsonale të tyre.
Dy shoqërues pro-rusë akuzohen për mbledhjen dhe ndarjen e paligjshme të të dhënave personale të dhjetëra refugjatëve.
Ambasadorja e Ukrainës në Portugali, Inna Ohnivets, ka pohuar se informacioni personal i regjistruar do të ishte “me interes për inteligjencën ruse”.
Policia tha se ata kishin bastisur ndërtesat në Setúbal të lidhura me Edinstvo, një shoqatë për migrantët e Europës Lindore, ku sekuestruan një numër dokumentesh.
Sipas mediave portugeze, dy shtetasit pro-rusë kishin fotokopjuar dokumentat personale të refugjatëve duke i pyetur për vendodhjen e anëtarëve të familjes që ndodhen në Ukrainë.
Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, ka bërë thirrje për një hetim mbi proçesin e komunës së mirëseardhjes së refugjatëve.
Kryeministri António Costa, kishte shprehur më parë mbështetjen e tij për një hetim mbi keqpërdorimin e dyshuar të të dhënave, i cili tha se “çdo shkelje e të drejtave themelore do të merret me seriozitetin më të madh”.
Portugalia ka mirëpritur deri më tani rreth 36,000 refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Autoritetet në Lisbonë janë gjobitur edhe më parë për ndarjen e të dhënave të protestuesve antiqeveritar rusë me ambasadën e vendit.
LEXONI GJITHASHTU
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij