Pranga krerëve të policisë në Brazil, neglizhuan rrezikun e protestave
Autoritetet në Brazil kanë urdhëruar arrestimin e zyrtarëve më të lartë të shtetit pas kryengritjes që vuri në shënjestër godinat qeveritare në kryeqytetin Brazilia.
Në pranga kanë përfunduar komandanti i policisë ushtarake, shefi i rendit publik dhe zyrtarë të tjerë përgjegjës për lejimin e trazirave.
Zyrtarët në fjalë janë shkarkuar nga detyra, por nga ana e tyre ata mohojnë akuzat për përfshirje dhe nxitje të mbështetësve të ish-presidentit ekstremist, Bolsonaro.
Kryengritja ndodhi një javë pas betimit të presidentit të ri të vendit, Lula da Silva. Në të morën pjesë disa mijëra protestues, që mbanin të veshur fanellën e kombëtares braziliane të futbollit dhe që me flamuj në duar plaçkitën godinat kryesore të shtetit brazilian.
Nga rreth 1.500 të arrestuarit, të cilët u dërguan të prangosur në akademinë e policisë, autoritetet thonë se rreth 600 janë dërguar në komplekse të tjera. Tani, zyrtarët policorë kanë 5 ditë kohë për të ngritur akuzat ndaj tyre.
Një prokuror federal akuzoi shefin e rendit publik për një “operacion sabotimi të strukturuar”. Sipas hetuesit, ka pasur një neglizhencë nga krerët e policisë për të ndalur turmat teksa bëheshin gati të sulmonin ndërtesat qeveritare.
Gjithashtu, prokurorët kanë kërkuar një kryerjen e një auditimi federal për të ngrirë asetet e ish-presidentit Bolsonaro.
Ish-kreu i shtetit, që i ka dënuar manifestimet, nuk ka pranuar humbjen në zgjedhjet e tetorit, të cilat përçanë vendin.
Të hënën ai u shtrua në një spital në Florida për shkak të dhimbjeve në bark, si pasojë e një agresioni me thikë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2018. Ai doli nga spitali ditën e martë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta