Trazirat në Brazil, Bolsonaro shtrohet në spital
Një ditë pasi mijëra mbështetës të tij mësynë institucionet qeveritare në kryeqytetin e Brazilit, ish-presidenti Jair Bolsonaro është shtruar në një spital pranë Orlandos ne Florida, ka thënë bashkëshortja e tij.
Bolsonaro është goditur me thikë në 2018-tën, dhe që prej atëherë ka vuajtur vazhdimisht nga probleme të mëdha me barkun. Duke cituar burime të afërta me familjen e tij megjithatë, Reuters thotë se gjendja e ish-kreut të shtetit nuk është shqetësuese.
Bolsonaro u largua nga Brazili drejt SHBA-së rreth 10 ditë më parë. Ai refuzoi të merrte pjesë në dorëzimin e pushtetit Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva javën e kaluar.
Mbi 400 persona janë arrestuar tashmë si pasojë e sulmit të kryer nga mbështetësit e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro mbi ndërtesat e pushtetit në Brasilia, ndërsa puna vazhdon për identifikimin e atyre që morën pjesë në sulm.
Dje mijëra protestues sulmuan ndërtesat e institucioneve më të larta shtetërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit