Trazirat në Brazil, arrestohen mbi 400 persona

9 Janar 2023 | 09:46

Mbi 400 persona janë arrestuar tashmë si pasojë e sulmit të kryer nga mbështetësit e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro mbi ndërtesat e pushtetit në Brasilia, ndërsa puna vazhdon për identifikimin e atyre që morën pjesë në sulm.

Dje mijëra protestues sulmuan ndërtesat e institucioneve më të larta shtetërore.

Një sulm “vandal dhe fashist” kundër institucioneve demokratike, tha presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, duke siguruar se protestuesit do të dënohen në mënyrë shembullore.

Megjithatë, paraardhësi i tij Bolsonaro dënoi atë që ndodhi

“Demonstratat paqësore, sipas ligjit, janë pjesë e demokracisë. Plaçkitjet dhe pushtimet e ndërtesave publike si ato të sotmet, si dhe ato të praktikuara nga e majta në 2013 dhe 2017, janë ilegale”, tha ai.

Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden ka dënuar atë që ai e quan “sulm ndaj demokracisë dhe transferimin paqësor të pushtetit në Brazil”, duke siguruar mbështetjen e plotë të Uashingtonit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026