Reshje shiu dhe dëbore deri të martën, parashikimi i motit për javën
Meterologu i Meteoalb, Hakil Osmani thotë se duke filluar nga sot e deri të martën, vendi ynë do të karakterizohet nga vranësira që do të sjellin reshje shiu, kryesisht në ultësirën perëndimore.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Osmani u shpreh se do të ketë reshje në zonat malore.
Ndër të tjera, Osmani nënvizoi se nga e mërkura deri të premten, moti do të jetë i qëndrueshëm.
“Sot ka nisur me dominimin e këtyre vranësirave të shumta të cilat kanë sjellë reshje të pakta shiu, si fillim kanë qenë prezente në zonat veri-perëndimore të territorit shqiptar, por edhe zonat qendrore kanë pasur momente të pakta me pika shiu. Parashikohet që mesdita dhe orët vijuese t’i shtojnë vranësirat të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, herë pas here edhe në formën e rrebesheve në ultësirën perëndimore.Ndërsa, në orët e mbrëmjes do të kemi dhe prezencë të reshjeve të dëborës në zonat malore, 1300 metra nga niveli i detit.
Mbeten këto reshje prezente edhe në mesnatë dhe në mëngjesin e së martës do kemi sasira më të pakta, por do të jenë prezente reshjet e shiut. Në zonat malore do të zgjerohet harta e reshjeve, pasi reshjet e dëborës do të zbresin deri në 900 metra nga niveli i detit. Për fat të mirë, pjesa e dytëe ditës së martë, sjell një përmirësim gradual të kushteve të motit. Nga e mërkura deri në ditën e premte, parashikohet të kemi një mot të qëndrueshëm. Fundjava do të ketë vranësira disi më të shpeshta, çka mund të krijojnë reshje të pakta shiu”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve