Prefekti i Vlorës padit në polici të gjithë pronarët e kullotave në malin e Karaburunit
Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj deklaroi në Euronews Albania se ka paditur në polici të gjithë ata që zotërojnë kullota në malin e Karaburunit. Sipas tij, gjithkush duhet të japë llogari për situatën problematike të zjarreve.
Rreth orës 10:20 ushtria ka mbërritur në vendngjarje dhe puna pritet që të mbarojë rreth orëve të pasdites. Mamaj theksoi se terreni i thepisur e bën punën shumë më të vështirë.
Ndërkohë sipas prefektit të Vlorës, nga Forcat e Administratës së Zonave të Mbrojtura është punuar gjatë gjithë natës dhe është shuar zjarri në 900 metra, vijë lineare në malin e Karaburunit dhe është shuar gjithashtu një vatër në pyll në pikën më të lartë të Karaburunit, që pjesërisht është aktivizuar edhe sot.
Ende nuk ka një shifër të sipërfaqes së djegur, që kryesisht janë shkurre dhe kullota, ndërsa Memaj theksoi se Dukati, Tragjasi dhe Kuçi janë zonat më problematike.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarr masiv në Karaburun, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë
- Zjarr pranë Gjirit të Hartës në Ksamil
- Zjarrfikësit në Shkodër, të paktë në numër përballë temperaturave të larta
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta