‘Prefekti’ rindez debatet: Komedia denigron figurën e intelektualit Qazim Mulleti
“Prefekti” u rikthye ne Teatrin Kombëtar në një natë leximi në festat e Nëntorit dhe ndezi debat sërish. Përse? Sepse vepra u shkrua me qëllim politik në komunizëm dhe denigron figurën e Qazim Mulletit, i cili ka qenë prefekt i Tiranës.
Debati për komedinë e njohur arriti sot edhe në komisionin e medias për ta bllokuar shfaqjen.
Por drejtori i Tetarit Kombëtar ka një përgjigje për përzgjedhjen, dhe ata që kërkuan që shfaqja të ndalohet.
“Teatri Kombëtar në një nga politikat e tij artistike ka ‘Netët e leximit të dramës shqipe’, ku veç veprave bashkëkohore lexohen dhe vepra të arkivës së teatrit me qëllim testimin e tyre për shanset që mund të kenë për t’u ngjitur në skenë në kohën tonë. Me 17 nëntor u lexua ‘Hijet e Natës’ nga Vedat Kokona, ndërsa në 28 ‘Prefekti’, e kështu me radhë do vazhdojë. Të dyja këto vepra janë rikonceptuar, sidomos ‘Prefekti’, duke e parë heroin kryesor, Qazim Mulleti, si një profet të fatkeqësive që do ndodhnin në regjimin komunist. Gjithsesi, vepra është në testim dhe nuk ka lidhje fare me ngjitjen në skenë momentalisht”, tha Hervin Çuli, drejtori i Teatrit Kombëtar.
Debati shkon përtej, se ku ndahet vija e krijimtarisë teatrore, dhe a duhet të ndalohen prodhimet skenike dhe kinematografike të asaj kohe?
Të parët që ngritën kundërshtimin e risjelljes së ‘Prefektit’ ishte shoqata ‘Tirona Intellectium’, që këtë komedi e quan të politizuar.
Kjo nuk është e para herë që kjo komedi ka qenë mes debateve pro dhe kundër, ndërsa debati ka shkuar përtej, për të ndaluar çdo vepër të prodhuar në kohën e komunizmit.
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera