Prej 6 vitesh trajner i Kofshës: Është sportist i përmasave të mëdha
Rezultatet janë prej punës dhe disiplinës. Kështu u shpreh për Euronews Albania trajneri Leonard Toska.
Ai ka stërvitur prej 6 vitesh 17-vjeçarin, Ertjan Kofsha i cili fitoi 3 medalje ari në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Poloni.
Ndërsa përmendi emrat e disa peshëngritësve, trajneri sqaroi se ka marrë rreth 50 medalje.
“Ertjani është një sportist i përmasave shumë të larta. Edhe specialistët e kanë përcaktuar që është i nivelit Luan Shabani, Piro Dhima, ka tregues shumë herë më të mirë sesa ata,” – u shpreh Toska.
Sipas tij një sportist vetëm 17 vjeç që ngre 175 kilogramë është një shenjë që Ertjan Kofsha premton shumë për sportin shqiptar.
Ai ngriti 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg.
Pas këtij rezultati kombëtarja shqiptare e shtangës e mbylli me 6 medalje gjithsej Kampionatin Evropian, pasi disa ditë edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta