Premier League, Arsenali i jep fund serisë prej dy muajsh pa fitore

27 Dhjetor 2020 | 09:13

Pas dy muajsh jashtëzakonisht të vështirë, Arsenali i Granit Xhakës ia doli të fitojë një ndeshje në Premier League.

Topçinjtë e Londrës fituan 3-1 përballjen “derbi” me Chelsea-in e Frank Lampard.

Për skuadrën e Mikel Artetas, i cili ka qenë tejet nën presion me spekulime për shkarkim të mundshëm nga puna, iu përgjigjën kritikave Lacazette dhe Xhaka, ky i fundit realizoi me një goditje dënimi.

Saka realizoi në minutën e 56-të golin e tretë për Arsenalin, që në fund arriti t’i bëjë ballë edhe mësymjeve të Chelsea-it që nuk ia doli të shënonte më shumë se një herë me Abraham – Jorghinho shpërdoroi në minutën shtesë një penallti.

Arsenali del kështu nga seria prej shtatë javësh pa fitore në kampionatin anglez. Topçinjtë nuk fitonin prej 1 nëntorit dhe kishin zbritur dy vende vend larg zonës së rënies nga kategoria. Me suksesin ndaj Chelsea-it, ata shkojnë në kuotën e 17 pikëve dhe ngjiten në vendin e 14-të të renditjes.

Nga ndeshjet e tjera të së shtunës Leicester City tregoi se nuk është rastësisht mes katër më të mirave në Angli duke marrë një barazim 2-2 ndaj Manchester United, Manchester City fitoi 2-0 ndaj Newcastle duke u ngjitur përkohësisht në vendin e pestë të renditjes, ndërsa Aston Villa mposhti 3-0 Crystal Palace-in edhe pse me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Mings.

Sheffield United humbi 1-0 përballjen e radhës kundër Evertonit duke regjistruar nisjen më të keqe të një sezoni në tërë historinë e futbollit anglez.

Bardhekuqtë kanë vetëm dy pikë nga 15 ndeshje të luajtura deri më tani dhe janë e vetmja skuadër në Premier që pësojnë këtë bilanc të dobët në një nisje sezoni në gjithë historinë e kampionatit.

Skuadra aktuale e vendit të fundit barazon rekordet e mëparshme të Southport dhe Newport në vitet 1970, mirëpo këto dy të fundit pësonin këtë bilanc negativ në kategorinë e katërt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026