Premier League, Chelsea pëson humbje të thellë 5-2 në shtëpi

3 Prill 2021 | 16:08

West Bromwich Albion i shkaktuan sot humbjen e parë me Chelsea-in trajnerit gjerman Thomas Tuchel.

Në ndeshjen e së dielës në Stamford Bridge, të ashtuquajturit “Mëllenja” përmbysën rezultatin nga 1-0 në 2-5 duke përfituar kryesisht nga dalja me karton të kuq të mbrojtësit Thiago Silva.

Tuchel kishte vendosur të mbante jashtë formacionit disa lojtarë kryesorë, kjo me synimin për t’u dhënë mundësi pushimi përpara çerek-finales së parë të UEFA Champions League kundër Portos më 7 prill.

Pas golit të Pulisic në minutën e 27-të, Pereira realizoi dy herë nga fundi duke i dhënë avantazhin skuadrës së vendit të 19-të në renditje. Në pjesën e dytë Tuchel aktivizoi Mount, por asgjë nuk ndryshoi pasi West Brom’ realizoi edhe dy herë me Robinson dhe Diagne. Mount shkurtoi diferencat përpara se Robinson të vuloste rezultatin final 5-2.

Kjo ishte humbja e parë për Chelsea-in që kur Tuchel mori skuadrën në dorëzim në muajin janar.

Në këtë kohë, prej 14 ndeshjeve “Blutë e Londrës” kishin mbyllur 12 prej tyre pa pësuar gola me një total 17 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuara.

Pas këtij rezultati Chelsea vë në diskutim vendin e katërt në Premier League, pasi ka 51 pikë, ndërsa pas vijnë West Ham (49 pikë) dhe Tottenham (48 pikë).

Në anën tjetër West Bromwich Albion ndez shpresat për mbijetesë duke shkurtuar distancën nga Newcastle i vendit të 17-të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026