Premier League, Manchester City ngjitet në vendin e tretë pas fitores ndaj Brighton

14 Janar 2021 | 07:40

Fitorja 1-0 e Manchester City-it ndaj Brightonit të mërkurën bëri që skuadra e Pep Guardiolës të tejkalojë Tottenham-in e Jose Mourinhos në klasifikim, kjo pasi këta të fundit u ndalën në një barazim 1-1 nga Fulham.

Përballë Brightonit në “Etihad Stadium” për blutë e Guardiolës mjaftoi Phil Foden, i cili realizoi në minutën e 44-të. Ky ishte goli i tretë në pesë ndeshjet e fundit për 20-vjeçarin. Vetë trajneri katallan e përgëzoi futbollistin e tij duke theksuar pas ndeshjes se ai meriton të jetë titullar i padiskutueshëm.

Në minutën e 92-të për City-in Raheem Sterling shpërdëroi një njëmbëdhjetëmetërsh, megjithatë kjo nuk e zhbëri anën pozitive pasi blutë morën tre pikë të plota.

City ngjitet kështu në vendin e tretë me 32 pikë, katër më pak se kryesuesit e kampionatit anglez, Manchester United. Skuadra e Guardiolës është në lojë pasi ka edhe një ndeshje më pak se skuadrat e tjera. Këta mund të përfitojnë pasi ndeshja e ardhshme e United-it është pikërisht përballë Liverpoolit të vendit të dytë.

Paralelisht me ndeshjen e City-it, Tottenham-i priti të mërkurën mbrëma në shtëpi Fulham-in. Përballja mes dy skuadrave të Londrës nuk qe e lehtë. Harry Kane realizoi në pjesën e parë, mirëpo Cavaleiro barazoi për miqtë në minutën e 74-të duke vulosur këtë rezultat si përfundimtarin.

Skuadra e Jose Mourinhos ka humbur pikë që pas rezultatit negativ ndaj Liverpoolit më 16 dhjetor duke regjistruar vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Tashmë ata e gjejnë veten në vend të 6-të në kuotën e 30 pikëve.

Lexoni gjithashtu:

Super-Kupa e Spanjës, Barcelona siguron finalen duke fituar me penallti ndaj Real Sociedad

Bayern Munich eliminohet nga kupa nga një skuadër e kategorisë së dytë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026