Premier League, Manchester United humb në shtëpi, City fiton ndaj Chelsea
Manchester City arriti fitore ndaj Chelsea-it, ndërsa Manchester United u mund nga Aston Villa duke i dhënë kështu një shans Liverpoolit për të zgjatur kryesimin e kampionatit anglez.
Një gol i Gabriel Jesus në pjesën e dytë mjaftoi për skuadrën e Pep Guardiolës për të marrë fitore në ndeshjen me Chelsea-in.
Në Stamford Bridge, skuadra e Thomas Thuchel vuajti për kontrollin e topit dhe kjo kushtëzoi shumë edhe krijimin e rasteve. “Blutë e Londrës” nuk qëlluan asnjëherë në kuadrat.
Përballja tjetër mes Manchester United dhe Aston Villa pati një fund dramatik pasi “Djajtë e Kuq” e panë veten në disavantazh në minutën e 88-të nga goli i Kortney Hause. Rreth pesë minuta më vonë, Bruno Fernandes gaboi një njëmbëdhjetëmetërsh.
Aston Villa mori kështu fitoren e parë në “Old Trafford” në 12 vitet e fundit. Ndalesat e Chelsea-it dhe Manchester United-it, i japin mundësi Liverpoolit, që (nëse fiton ndaj Brentfordit) të zgjasë kryesimin e kampionatit.
Liverpool aktualisht ka 13 pikë, po aq sa dhe City, Chelsea dhe Manchester United.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta