Premier League, Manchester United merr kryesimin e kampionatit pas fitores me Burnley
Një gol i Paul Pogbas i dha fitoren Manchester United-it ndaj Burnley-it të martën duke bërë që të ashtuquajturit “Djajtë e Kuq” të marrin kryesimin e kampionatit anglez.
Skuadra e Ole Gunar Solskjaer dominoi lojën duke mos i lënë asnjë mundësi Burnley-it të godiste portën e saj. Sidoqoftë në tërësi ata shfaqën vështirësi për t’u lidhur me repartin e sulmit dhe për të konkretizuar aksionet.
Një realizim i mbrojtësit Harry Maguire u konsiderua i parregullt me video-asistencë (VAR).
Për të parë një gol të rregullt u desh të pritej deri në minutën e 71-të, kur Pogba realizoi pas një shërbimi të Marcus Rashford. Goditja e francezit ishte e përkryer, edhe pse pati një devijim nga Matthew Lowton.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund duke bërë që United të tejkalojë Liverpool-in në krye të klasifikimit dhe të marrë kështu vendin e parë. Kryesimi për United-in nuk ishte arritur më që prej dhjetorit të vitit 2012, kohë kur skuadrën e drejtonte Sir Alex Ferguson, asokohe u arrit dhe titulli i fundit kampion i Anglisë.
United mori kryesimin pasi Liverpooli lëshoi 7 pikë në tre ndeshjet e fundit duke vuajtur një formë zhgënjyese sidomos në humbjen ndaj Southampton-it.
Të dielën do të jetë momenti vendimtar për të kuptuar nëse United do të vijojë më tej të ëndërrojë titullin kampion apo jo, pasi do të ketë një ndeshje direkte me kampionët në fuqi në Anfield, atje ku nuk fitojnë prej vitit 2016.
Lexoni gjithashtu:
Kupa e Italisë, Milani kualifikohet me vështirësi për në çerekfinale
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta