Presheva kërkon 5 milionë euro nga Shqipëria dhe Kosova, Arifi: Dashuria për vendin shprehet edhe me projekte
Kryetari i komunës se Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga Prishtina dhe Tirana zyrtare që të pranojnë kërkesën e tij për një fond të quajtur “Fondi Kombëtar i Solidaritetit”.
Sipas Arifit, të dyja shtetet shqiptare do të duhet kontribuonin në këtë fond me 5 milionë euro.
“Fondi në vlerë prej 5 milionë euro nga dy shtetet është një shtyllë e zhvillimit të Lugines në tërësi dhe një shembull i mirë edhe për Shqiptarët në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut!”, ka shkruar Arifi.
Në një intervistë për Euronews Albania, kryekomunari i Preshevës tha se kjo iniciativë ekziston zyrtarisht prej 2 vjetësh dhe bazohet në nevojën për t’i dhënë fund neglizhencës politike ndaj Luginës së Preshevës, çka sipas tij ka bërë që shqiptarët atje të ndihen të anashkaluar dhe të nëpërkëmbur.
“Qeveria serbe investon me qindra miliona në minoritetin e vet në Kosovë, ndaj duhet të balancojmë qasjen ekonomike nga shteti amë Shqipëria dhe shteti ynë Kosova.
Ne jemi minoritet i anashkaluar dhe neglizhuar në të gjitha format, që nga arsimi tek zhvillimi ekonomik. Ne si Luginë me financat tona s’mund t’i dalim përballë”, u shpreh kryekomunari.
Ai kërkoi që në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet sot, të merret vendimi për fondin kombëtar të Luginës së Preshevës, që siç tha duhet të jetë dinjitoz, më konkretisht të ketë vlerën 5 mln euro, 3 nga të cilat të jepen nga Shqipëria dhe 2 nga Kosova.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta