President i ri, apo zgjedhje të përgjithshme, analisti Fidan Ukaj komenton situatën politike në Kosovë
Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, posti i Presidentit mbetet një diskutim në Kosovë dhe partitë politike atje po mundohen të gjejnë një zgjidhje, e cila mund të mënjanojë vajtjen në zgjedhje të parakohshme.
Analisti Fidan Ukaj komentoi për Euronews Albania situatën duke thënë se përveç Ramush Haradinajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, janë propozuar Fatmir Limaj nga partitë Nisma dhe Aleanca Kosova e Re dhe gjyqtari Nehat Idrizi si kandidat i pavarur.
“Duhet cekur edhe ambicia e Lidhjes Demokratike (LDK) dhe Partisë Demokratike (PDK) të cilat edhe pse nuk kanë shprehur ndonjë kandidat të caktuar, këto parti mendojnë se pozita e presidentit u takon atyre,” – u shpreh Ukaj, teksa kujtoi se nga ana tjetër se Vetëvendosje kërkon që “zgjidhja të jepet për zgjedhje”.
Ukaj tha se situata duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pasi numrat dhe qëndrimi i partive duket se nuk po gjen një konsensus.
“Siç po shihet, pashmangshëm Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme, sepse numrat në parlament nuk flasin për arritjen e 2/3-at për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit,” – u shpreh Ukaj.
Gazetarja Esmeralda Mulaj i kujtoi Ukajt ndërhyrjet e mundshme të ndërkombëtarëve. Ai kujtoi rastin e Presidentes Atifete Jahjaga duke thënë se në tërësi tregoi përgjegjësi në rolin që mori, mirëpo Ukaj përjashtoi ripërsëritjen e një situate të ngjashme me atë të Jahjagës në zgjedhjen e presidentit të ri.
“Me sa shoh bashkësia ndërkombëtare i ka larguar duart nga politika në Kosovë, por nuk i dihet, gjithçka mund të ndodhë,” – u shpreh Ukaj.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta