Presidenti Aoun bisedë telefonike me Vance dhe kryeministrin e Katarit, diskutojnë armëpushimin në Liban

22 Qershor 2026 | 10:47

Presidenti libanez Joseph Aoun ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance, këshilltarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner dhe kryeministrin e Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, tha presidenca në një deklaratë.

Presidenca tha se në bisedën telefonike u trajtuan mënyrat për të konsoliduar armëpushimin në Liban dhe për të çtensionuar operacionet ushtarake izraelite. Zyrtarët diskutuan hapat që duhen ndërmarrë në këtë drejtim, duke përfshirë mundësinë e krijimit të një qelize koordinimi për të monitoruar zbatimin e saj.

Sulmet izraelite në Liban vijonnë ndërsa ministria libaneze e Shëndetësisë tha se numri i të vdekurve nga që nga 2 marsi ka arritur të paktën 4,106 me 12,153 të plagosur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë

Vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin tregtare dhe valëvitnin flamurin iranian, kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, sipas kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler....
22:24 | 13/07/2026

Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit

Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen, në emër të Kievit, të 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatimit të tyre, me të...
21:57 | 13/07/2026

Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump u ka dorëzuar prokurorëve të Minneapolis provat që kishte mbajtur të fshehura mbi vrasjet nga agjentët e imigracionit...
21:46 | 13/07/2026