Presidenti Biden do të vizitojë Francën javën e ardhshme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i vizitojë Normandinë dhe në Parisin nga 5 deri më 9 qershor, për të marrë pjesë në 80-vjetorin e zbarkimit të trupave aleate në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore, njoftoi Shtëpia e Bardhë të enjten.
Biden do të mbajë fjalim përkujtimor më 6 qershor, dhe pastaj do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris më 8 qershor, si pjesë e një vizite shtetërore, tha Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.
Zyra e Macronit, ndërkohë, tha se dy presidentët do të bisedojnë “për nevojën për mbështetje të palëkundur dhe afatgjate për Ukrainën”, në një kohë kur lufta është rikthyer në Evropë, 80 vjet pasi zbarkimet e trupave çuan në çlirimin e Francës dhe kontinentit prej pushtimit nga Gjermania naziste.
Javën e ardhshme në Normandi do të mblidhen liderët e 25 shteteve dhe qeverive, së bashku me dhjetëra veteranë të Luftës së Dytë Botërore, për t’i nderuar gati 160.000 trupa nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vendet e tjera, të cilët zbarkuan më 6 qershor 1944.
Edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë.
Vizita shtetërore e Bidenit do të mundësojë “bashkëpunim të ngushtë” mes Francës dhe SHBA-së për krizat botërore, në prag të ngjarjeve ndërkombëtare, përfshirë të samitit të Grupit të Shtatë ekonomive të mëdha muajin e ardhshëm në Itali, si dhe të samitit të NATO-s në Uashington në korrik, shkruan REL.
Ata do të bisedojnë edhe për çështjet që kanë të bëjnë me klimën, dhe do të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, posaçërisht në fushat si, ekonomi, hapësirë dhe atë nukleare, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun